Categories Lajme

Diplomat më të mira në Bankën e Shqipërisë, Argi Hanku mes tre fituesve

Nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u zhvillua online ceremonia e shpalljes së çmimeve fituese të konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”.

Ky konkurs organizohet çdo fundvit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit, në Europë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

Me çmimin e parë u vlerësua, Megi Jaupi, studente në Universitetin e Zyrihut ETH, Zvicër, me temën “Generative Adversarial Networks for Multivariate Return Simulation and Robust Portfolio Optimization”, çmim i cili iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Me çmimin e dytë u vlerësua, Argi Hanku, student në Universitetin e Vjenës, Austri, me temën “Evaluating Loë Frequency Liquidity Proxies”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

Kjo temë fokusohet dhe diskuton likuiditetin si një karakteristikë e rëndësishme e investimeve të letrave me vlerë. Fokusi i temës mbi karakteristikat e likuiditetit sjell në këtë konkurs një këndvështrim të ri që nuk është trajtuar në aplikimet e mëparshme për Çmimin e Guvernatorit për Temën më të Mirë.

Likuiditeti i investimeve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe merr një vëmendje të veçantë në fushën e operacioneve monetare nga këndvështrimi i mirë-administrimit të rezervës valutore. Likuiditeti i portofolit të investimeve është një element i rëndësishëm i sjelljes investuese veçanërisht gjatë dhe pas periudhave të krizave financiare e ekonomike, por që nuk ka marrë shumë vëmendje në studimet e paraqitura deri tani.

Me çmimin e tretë u vlerësua, Eda Meta, studente në Universitetin “Berlin School of Economics and Law”, Gjermani, me temën “Assessment of the impact of CoCo bonds on banks”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME