Categories Bota

Pesë njerëzit pasuria e të cilëve u rrit më shumë në vitin 2020

Viti 2020 ishte i vështirë financiarisht për shumë njerëz në të gjithë botën për shkak të pandemisë globale që shkaktoi koronavirusi. Por për disa historia ka qenë ndryshe.

Shitjet e Amazon arritën shifra rekord gjatë këtij viti pasi kufizimet e distancës socilale i detyruan njerëzit të fokusohen tek blerjet online. Ndërsa jemi në fund të vitit 2020 ja një vështrim për pesë miliarderët që kanë parë pasurinë e tyre të rritet më shumë këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i udhëhequr nga:

Elon Musk, CEO i Tesla

Musk ka shtuar 140 miliard dollarë në vlerën e tij neto në vitin 2020, duke e çuar totalin në 167 miliardë dollarë që nga e hëna, sipas Bloomberg. Kjo rritje e bëri Musk të kryesojë listën, pasi në Nëntor ai u rendit i dyti pas Bill Gates.

Në fillim të vitit 2020 vlera neto e Musk ishte 30 miliardë dollarë, por viti i jashtëzakonshëm bëri që aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike të rriten me 650%. Tesla vendosi një rekord të ri të shitjeve dhe raporton tremujorin e pestë rradhazi fitimprurës. Elon Musk zotëron 20% të aksioneve në Tesla, kështu që rritja e ndërmarrjes siguroi edhe rritjen e fitimeve të tij personale duke e çuar vlerën e tyre në më shumë se 125 miliardë dollarë.

Jeff Bezos, CEO i Amazon

Me rritjen e pandemisë Bezo e filloi vitin 2020 si personi më i pasur në botë dhe gjithçka që ai bëri ishte shtimi i pasurisë me më shumë se 72 miliardë dollarë neto. Bezos i cili zotëron  50 % të aksioneve të Amazon me vlerë 170 miliardë dollarë, pa që vlera e pasurisë së tij të rritet me 187 miliardë dollarë . ( Bezos është personi më i pasur  në historinë moderne, dhe pasuria e tij neto verën e kaluar arriti në 200 miliardë dollarë.

Zhong Shanshan, themeluesi i Nongfu Spring

Pasuria neto e Zhong Shanshan është rritur me 62.6 miliardë dollarë në vitin 2020 ( aktualisht është më shumë se 69 miliardë dollarë), sipas Bloomberg.  Zhong u bë njeriu më i pasur i Kinës në shtator, pasi kompania e tij e ujit në shishe, Nongfu Spring,  filloi një rrugëtim të suksesshëm dhe grumbulloi më shumë se 1.1 miliardë dollarë .

66-vjeçari Zhong zotëron 84% të kompanisë vlera e të cilave arrin në 60 miliard dollarë,  gjë që e ndihmoi atë të kalonte miliarderë të tjerë si Pony Ma i Tencent dhe themeluesi i Alibaba Jack Ma për t’u bërë personi më i pasur në Kinë muajt e fundit.

Colin Huang, themeluesi i Pinduoduo

Dyzet vjeçari Colin Huang shtoi 33 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto në vitin 2020, duke e çuar atë në gati 53 miliard dollarë, sipas Bloomberg. Ky ishte viti në të cilin ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë që ai e themeloi pesë vjet më parë.

Pinduoduo është një treg në internet që lejon grupe njerëzisht të ndajnë koston e blerjeve. Ai u bë publik në vitin 2018 duke e bërë Huang një miliarder.  Ashtu si gjigandët e tjerë të tregëtisë online, Pinduoduo ka përfituar nga rritja e blerjeve për shkak të pandemisë duke katërfishuar vlerën e aksioneve .

Dan Gilbert, Kryetar i Kompanive të Raketave

Gilbert është pronari 58 vjeçar i Cleveland Cavaliers të NBA dhe themeluesi i Quicken Loans. Pasuria e tij neto u rrit me 28.1 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas Bloomberg. Gilbert zotëron rreth 73% të aksioneve në kompaninë e raketave vlera e të cilave arrin në 31 miliardë dollarë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME