Categories Lajme

Cilësia e produkteve, vlonjatët besojnë më shumë tek ato vendase

Vlonjatët duket se e kanë zgjidhur dilemën për produktet, që konsumojnë. Ata kanë më shumë besim tek ato vendase se mendojnë se ka ende fruta dhe perime të pamodifikuara, pra bio. Korrespodenti i ABC News, Elton Nika ka biseduar me konsumatorët dhe tregtarët që tregojnë mes të tjerash se ekonomia e dobët  i pengon të blejnë sasinë e nevojshme.

Cilat janë produktet më cilësore ato të importit apo vendase? Vendimi për të zgjedhur ushqimet është i vështirë për konsumatorët sa herë që shkojnë në treg. Vlonjatët kanë nisur të kthejnë vëmendjen tek produktet vendase, pasi besojnë se mund të gjejnë ende bio.

Ndërsa për ato të importit kanë nisur të kenë rezerva. Nëse shumë e kanë zgjidhur deri diku dilemën mbi cilësinë kur bëhet fjalë për sasinë e blerjeve tregtarët thonë se konsumatorët kanë vështirësi ekonomike. Produktet vendase janë më shumë të kërkuara, qoftë për t’u tregtuar apo edhe blerë nga konsumatori. Për vetë faktin e thjeshtë sepse si tregtarët apo edhe konsumatorët kanë më shumë besim tek prodhimi vendas, e njohin më mirë dhe besojnë shumë se janë prodhime bio. Ndërsa e kundërta ndodh me produktet e importit, për të cilat kanë shumë më pak njohuri./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME