Categories Lifestyle

Cili është djathi më i shëndetshëm?

Djathi është i pasur me proteina dhe kalcium, por nuk duhet tepruar sepse ka po ashtu shume kalori. Ekspertët sugjerojnë se ka disa djathëra që i bëjnë mirë shëndetit tonë. Ricota është djathi më i shëndetshëm sipas tyre.

Ky djathë ka përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi. Për ata që duan të formojnë muskuj, ndërkohë që nuk duan të shëndoshen ky është djathi më i përshtatshëm për t’u ngrënë.

Ricotta prodhohet nga hirra e qumështit të deles, lopës dhe dhisë. Sipas eksperteve, djathërat më të fortë, si parmigiano, pecorino ose gouda, janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen pa e tepruar.

Këto djathëra përmbajnë më pak ujë dhe janë më të përqendruar. Gjithashtu kanë më shumë kalcium dhe njerëzit ngopen më shpejt me sasi të vogla nga këto djathëra.

Po ashtu ka edhe djathëra të mirë për menaxhimin e peshës. Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që nuk duan të shëndoshen, si p.sh djathi zviceran, djathi cheddar dhe ricotta./EuroNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME