Categories Sport

City goleadë për vendin e dytë, sonte United-Tottenham dhe derbi i Liverpool

Manchester City rikthehet të fitojë në transfertë në Premier League. Djemtë e Pep Guardiolës triumfuan ndaj Burnley 4-1 duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë dhe shënuar gola fantastik.Një dygolësh realizoi braziliani Gabriel Jesus në minutat 24 dhe 50-të ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Rodri dhe Mahrez.

City rimerr vendin e dytë dhe i bën presion Liverpoolit kryesues pasi tashmë ndodhet vetëm 8 pikë larg. Megjithatë kampionët e Europës sonte kanë mundësi ta ruajnë distancën. Në ndeshjet e javës së 15-të djemtë e Klopp luajnë derbin ndaj Everton në “Anfield Road” takim që nis në 21:15.

Ndërsa Jose Mourinho rikthehet në “Old Traford” gati një vit pas shkarkimit. Portugezi që i ka fituar të treja ndeshjet në stolin e Tottenham do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj një United që dy ndeshjet e fundit i ka barazuar. Chelsea pret Aston Villa-s./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME