Categories Lajme

“Çmenden” pleqtë, 79-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajzat e mitura në Divjakë

Një i moshuar ka rënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza te mitura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura”, njoftoi policia.

Ky nuk është rasti i parë i ngacmimit seksual ndaj vajzave të mitura në këto dy ditë. Të shtunën një 61-vjeçar u arrestua në Lushnje, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur.

61-vjeçari u arrestua pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

Vajza 15 vjeçe ka shkuar në dyqanin e 61 vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur në pjesën e sipërme të trupit. Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar së ëmës.

Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi. Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61 vjeçarit.

Po ashtu Policia e Lushnjes ka arrestuar një 61-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Blutë bëjnë me dije se 61-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME