Categories Lajme

Rama apel fermerëve: Në rast se nuk keni NIPT, nuk merrni dot mbështetje

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të hënë një takim me fermerë dhe blegtorë në zonën e Ersekës.

Në fjalën e tij kryeministri foli në lidhje me investimet në Bujqësi, ku me ndërtimin e pikave të grumbullimit dhe përpunimit, fermerët do të jenë aksionerë të këtyre kompanive.

Gjithashtu shefi i qeverisë u ndal dhe te pajisja me NIPT e fermerëve, ku tha se ende personat që merren me bujqësi refuzojnë ta nxjerrin atë nga frika e rritjes së taksave.

Por ai shtoi se NIPT-i është kyç në marrjen e mbështetjes nga qeveria dhe subvencionimit.

“Janë më shumë të rinj që ikin nga fshati se ata që kthehen në fshat. Fakti që ka një tendencë kthimi në fshat nga një numër i vogël, por që është gjithmonë në rritje, flet shumë për atë që do të jetë e ardhmja e jo shumë viteve larg. Ka një farë kushtesh që duhet të plotësohen. Siç është kushti për patjen e më shumë kapaciteteve për të magazinuar dhe përpunuar.

Për këtë i kam kërkuar kryetarëve të bashkive që të fillojnë punën dhe të luajnë rolin e një aksioneri garant që stimulon bashkimin e fermerëve në një ndërmarrje. Ti ke tokën dhe ke prodhimet e tua dhe je aksioner një kompani që e grumbullon. Produkti del në momentin më të mirë të çmimit të tregut.

Fermerët pjesëmarrës duhet të kenë mbështetje dhe si aksionerë të kësaj ndërmarrje të mos ngarkohen financiarisht. Elementi tjetër pajisja me NIPT. Kemi shumë fermerë të cilët nuk kanë marrë NIPT-in, sepse i tremben taksave, a nuk e di se çfarë.

Në rast se nuk je i pajisur me NIPT nuk mund të marrësh asnjë mbështetje”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME