Categories Lajme

Çmendet’ Bashkia Tiranë, 415 mijë euro për vlerësimin e 22 ndërtesave, një pjesë të vlerësuara më parë

Dy javë pas tërmetit të nëntorit 2019, Bashkia Tiranë kontraktoi 415 mijë euro për vlerësimin e 22 ndërtesave publike në pronësi të saj, kopshte, shkolla dhe konvikte.

Sikurse njofton buletini i prokurimeve publike, më 13 dhjetor 2019, Bashkia Tiranë ka lidhur 17 kontrata konsulence me 7 kompani, me negocim direkt, pa bërë thirrje paraprake për oferta, por duke i kontaktuar direkt vetë kompanitë.

Bashkia ka paguar mesatarisht rreth 19 mijë euro për vlerësimin e një ndërtese të vetme, çfarë duket shumë marramendëse.

Firma Net Group shpk është përfituesja kryesore monetare me 135 mijë euro në Total. Ajo është paguar 113 mijë euro për vlerësimin e dy ndërtesave dyshe në Qytetin Studenti—konviktet 20-21 dhe 22-23—dhe €22 mijë euro për vlerësimin e ndëtesës së shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”.

Firmat Instituti Dekliada shpk, Taulant shpk dhe Arkonstudio kanë fituar nga tre kontrata secila. Taulant shpk është paguar rreth €67 mijë për vlerësimin e shkollave “Mangull”, “Emin Duraku” dhe “Asim Vokshi”; Arkstudio u pagua €35 mijë vlerësimin e shkollave në Pajan, Pezë e Vogël dhe Pezë Helmes; Instituti Dekliada u pagua 30 mijë euro për 2 kopshte dhe një shkollë në Gurrë.

Arkonstudio është kompania që, sikurse Exit News ka hulumtuar, figuronte fiktivisht në letër si projektuese e shkollës Servete Maçi, për të mbuluar përfituesin e vërtetë firmën StudioArch4, drejtuesit e së cilës janë ish-punonjës të Bashkisë Tiranë.

Kontraktimet e Bashkisë Tiranë gjallin edhe më shumë dyshime nga fakti se disa nga ndërtesat objekt i kontratave, ishin vlerësuar më parë dhe gjendja e tyre ishte bërë e njhur publikisht.

Më 8 dhjetor, në ditën e rifillimit të mësimit, Ministria e Arsimit bëri publike një listë me shkollat që nuk do hapeshin, pasi ishin vlerësuar së duhej të rindërtoheshin. Mes tyre bënin pesë pesë shkolla—Xhezmi Delli, Pezë Helmes, Pezë e Vogël, Pajan, Mangull—për vlerësimin e të cilave Bashkia Tiranë vendosi një javë më pas të paguante dhjetëra mijëra euro.

Ky fakt ngre dyshime se kontratat e Bashkisë Tiranë për vlerësimin e këtyre ndërtesave mund të jenë fiktive. Zgjedhja e procedurës së kontraktimit me negocim direkt, pa shpallje dhe pa konkurencë, duke kontaktuar në mënyrë arbitrare firmat që kanë dashur është një procedurë që lë të hapur çdo lloj abuzimi.

Kjo lloj qasje Bashkisë Tiranë i është mundësuar nga procedurat emergjente të lejuar me vendim qeverie në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila është shtyrë deri në fund të muajit mars 2020./ Exit.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME