Categories Lajme

Çmendet i riu në Tiranë, nuk ja varte “fiksimi” bën sherr me vëllain e saj dhe i dëmton makinën

Një 25-vjeçar me iniciale E.K. është arrestuar nga policia pasi kishte përndjekur një vajzë 29-vjeçare. Ai ka shkuar në banesën e saj ku është konfliktuar me vëllanë e vajzës dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar. Gjatë kontrollit atij iu gjet edhe një mjet prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. “Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit
E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i
ka dëmtuar atij mjetin e parkuar. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME