Kthen moti në Tiranë. Nga një mëngjes që nisi me diell, kryeqyteti u pushtua nga reshjet e shiut dhe më pas të breshërit.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.

