Categories Lajme

‘Çmendi’ gruan duke e rrahur, burri pagoi një kosovar që t’i hiqte magjinë! DETAJE

Policia në Mat tha zyrtarisht të martën, se pas informacioneve që kishte siguruar se një 48-vjeçar dhunonte bashkëjetuesen 33-vjeçare si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, ndërhyri dhe e arrestoi, ndërsa në banesë i gjeti 380 fishekë pa leje.

Sipas policisë, gruaja kishte pësuar dëmtime të shëndetit mendor, dhe pa e ditur se dhunohej nga burri, familja e vajzës e kishte trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

I vënë në presionin e familjarëve se përse 33-vjeçarja kishte përfunduar në këtë gjendje, burri, Dario Bruçi, pretendoi se asaj i kanë bërë magji, dhe për këtë kontaktoi dhe pagoi një 37-vjeçar nga Kosova, i cili erdhi në banesë për ta shëruar, një ritual në të cilin sipas një video të publikuar nga policia, përdor edhe një kaçavidë me të cilën e godet gruan në trup.
Kosovari, Kujtim Popaj u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia për mashtrim. Por në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Kujtim Popaj thotë se nuk është mjek magjie, por e prezanton veten “ambasador diplomatik dhe mban titullin e nderuar Shejh në mesin e 12 Tarikateve”.

Kontaktin e parë me të arrestuarin Dario Bruçi, 37-vjeçari nga Kosova e ka pasur në qershor të vitit 2022 dhe pas insistimit të burrit nga Burreli për t’i shëruar gruan, ka shkuar një herë në banesën e tyre. Ai tregon se nga biseda e shkurtër që ka bërë me 33-vjeçaren, ajo nuk i ka treguar se dhunohej nga bashkëjetuesi.

Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë

Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes.

Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time. Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri.

Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh.

Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur”, thotë ai për Report Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentohet rëndë çifti i bashkëshorteve në aksin Lushnjë-Berat

Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, burg për pengmarrësit/ Gjykata lë në qeli dy nga tre të arrestuarit, morën peng 39 vjeçarin nga Kosova

Dy nga tre pengmarrësit e një shtetasi nga kosova do vijojnë të qëndrojnë në qeli.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

Një ngjarje shqetësuese është shënuar në fshatin Krapës, njësia administrative Portëz e Bashkisë Fier, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ 18-vjeçari në Fushë-Krujë po shtynte mjetin e tij në mes të rrugës , Fuoristrada e përplas për vdekje..

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grupi kriminal ukrainas në Vlorë/ Rekrutonin shpërndarës droge, SPAK zgjat hetimet

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të zgjasë hetimin ndaj dy ukrainasve të dyshuar si…

LEXO ME SHUME