Categories Lajme

Çmontohet banda e trafikut të drogës në Spanjë, në pranga dy shqiptarë dhe një maroken, detaje

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës duke arrestuar dy shqiptarë dhe një maroken të moshës 23 deri 33 vjeç.

Ata akuzohen për kultivim dhe prodhim droge si dhe i përkasin një grupi kriminal. Hetimi ndaj tyre nisi pasi policia mori informacion për ekzistencën e mundshme të një hapësire në të cilën kultivohej marijuanë.

Efektivët e policisë spanjolle kanë pikasur pranë objektit praninë e personave të panjohur, ku njëri prej ka dalë jashtë dhe është përballuar me një nga agjentët.

Në këtë moment ndërhynë edhe forcat e tjera të policisë, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave ndërsa sekuestruan 1500 bimë kanabis si dhe të gjitha materialet e nevojshme për kultivimin e tyre.

Sipas policisë, të tre personat kujdeseshin për kultivimin e kanabisit 24 orë në ditë, ndërsa kishin vendosur më parë përgjues, kamera sigurie, dhe kishin fshehur një automjet jashtë ‘shtëpisë së barit’ që të largoheshin menjëherë sapo të mbërrinte policia.

Të arrestuarit, dy me kombësi shqiptare dhe një maroken, akuzohen për grup të strukturuar kriminal, kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Ata janë lënë në burg nga gjykata spanjolle, ndërsa vijojnë hetimet për lidhje të mundshme me rrjetet e tjera të trafikut të drogës, shkruajnë mediat spanjolle. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME