Categories Lajme

Çobani zbulon shkëmbin me mbishkrime prehistorike, e moshuara: Aty pushonim kur shkonim në mal (VIDEO)

Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme, piktura dhe kode të veçanta të prehistorisë, është gjetur në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditës. Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një grumbull dheu me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë  ka  njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspertë të fushës, pasi sipas tij këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

“Rasti i rrasës sipër në bjeshkë është më ndryshe dhe është tërësisht i dukshëm me atë varrën që është bërë nga njerëz prehistorik ku mendohet të jetë mijëravjeçar. Ndërkohë kjo e dyta është shumë e vështirë sidomos për një sy të lirë dhe sidomos për një sy amator është shumë e vështirë për ta deshifruar se nëse kemi të bëjmë me hieroglif me gdhendje në gurë pra art shkëmbor. Apo thjeshtë është një ndikim gjemofologjik mbi gurë për vite e vite. Guri është i  vendosur në një stom dheu (grumbull dheu) një gurë i stërmadh për të qenë realist. Në të kalonte edhe një vijë uji. Mbase mund të jetë bërë prej shekujsh ajo vija e ujit dhe kalon mes përmes gurit. Sidoqoftë rëndësi ka që edhe ky të studiohet”, shprehet Marku.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjalë e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë s’e kishin menduar se mbart vlera historike.

Dila Gjoka, Banore e Xhuxhës: Shkonim në mal për dru. Kur vinim vetëm aty pushonim. Bënim pushim të gjithë. Një çoban shkonte gjithmonë aty. Nga vija i thonim nga vija e Gjonajt.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhë për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite. Mirdita i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME