Categories Lajme

Çonin turistë në lumin e Shalës, policia “godet” pronarët e varkave në Shkodër: Nuk kishin….

Policia e Shkodrës ka gjobitur 7 pronarë të mjeteve lundruese, ku 4 prej tyre janë proceduar p enalisht, pasi ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.  Pas aksionit këtyre personave iu janë bllokuar mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Njoftimi i policisë: Shkodër

Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese. 4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“.

Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME