Categories Lajme

Conte jep lajmin e shumëpritur për italianët

Ulja e numrit të të infektuarve, ka shtuar edhe më tej shpresat tek italianët se ndryshimi po afron. Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar hapjen e Italisë, duke filluar nga data 4 maj. Hapja do realizohet me një plan të diferencuar sipas zonave, nga ato më pak të prekura tek zonat e kuqe.

Më në fund për italianët duket se ka një rreze dielli në fund të tunelit. Lidhur me faktin se si do të procedohet, do të shihet pas një urdhëri që do jepet të dielën. Conte është shprehur se do donte që nesër të ishte kryer hapja e menjëhershme, por ajo duhet të jetë graduale, për të mirën e banorëve.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ka konstatuar që shumë qytetarë janë të lodhur nga përpjekjet, dhe i duhet një relaksim me lehtësimin e masave. Conte gjithashtu përmend bizneset dhe akivitetet komerciale, duke premtuar se do i hapë sa më shpejt të jetë e mundur. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24.114 persona kanë humbur betejën me virusin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME