Categories Bota

Rënie e çmimit të naftës në SHBA!

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e papërpunuar e llojit West Texas Intermediate (WTI) për livrim në muajin maj ra në nivelin më të ulët në histori, duke kaluar madje në shifra negative, -40 dollarë për fuçi. Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë WTI kushtonte rreth 60 dollarë.

Fenomeni i çuditshëm i çmimit negativ u ndikua gjithashtu nga mënyra se si përcaktohet vlera e naftës në treg. Tregtarët paguajnë çmime të ndryshme në varësi të shkallës së naftës së papërpunuar, zona se nga nxirret dhe data në të cilën është e destinuar të livrohet. Zakonisht, këto dallime janë të vogla, por të hënën ato ishin të mëdha pasi edhe lëkundjet e çmimit ishin të pazakonta. Kontratat për muajin maj të naftës bruto WTI që skadojnë të martën u goditën më së shumti, pasi kanë të bëjnë me karburantin që do të livrohet në një kohë kur pjesa më e madhe e vendit është e mbyllur për shkak të koronavirusit.

Fakti që çmimi i kësaj nafte ra nën zero, nënkupton në thelb se ajo naftë nuk ka vlerë, pra njerëzit që e kanë për ta shitur janë të gatshëm të paguajnë që dikush tua marrë falas. Llojet e tjera të naftës së papërpunuar nuk patën rënie në këto nivele. Nga rafineritë dhe rezervuarët amerikanë të naftës ka pak kërkesë dhe cisternat e ruajtjes janë mbushur në kapacitetin e tyre të plotë.

Disa analistë thonë se çmimet do të vazhdojnë të jenë nën presion. Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë aktivitetit ekonomik në mbarë botën dhe ka ulur ndjeshëm kërkesën për naftë. Në fillim të këtij muaji OPEC-u dhe aleatët e tij prodhues të naftës arritën një marrëveshje historike për të ulur prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 maji. Por shumë analistë thonë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Me rënien jashtëzakonisht të shpejtë të kërkesës botërore, vendet dhe kompanitë prodhuese e kanë të pamundur të përballojnë ritmin e shkurtimit të prodhimit. Kjo po krijon sasi gjigande nafte që nuk tregtohet, duke sjellë shqetësime se blerësit do ta kenë fizikisht të pamundur ta ruajnë atë nëpër cisterna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME