Virusi Korona i ardhur nga kina që tashmë po kthehet në një frikë mbarë botërore ka mobilizuar dhe autoritetet portuale të qytetit të Vlorës. Nga informacionet e marra me një urdhër të ministrisë së Shëndetësisë të mbërritur në portin detar të Vlorës ditën e enjte, autoritetet portuale në bashkëpunim me Aku kanë marrë të gjitha masat e posacme për kontrolle të rreptësishme për të gjithë personat të cilët vijnë nga vendet aziatike kryesisht nga Kina.Teksa për këta persona të mbërritur nga vendet aziatike kryehen kontrolle mjeksorë të rreptësishmë për të mënjanuar cdo rrezik. Renato Bega përgjegjës në njësinë operacionale në doganën e Vlorës shprehet se në portin detar të Vlorës krahas kontrolleve për të gjithë personat e ardhur nga vendet aziatike ushtrohen dhe kontrolle për të gjitha mallrat që dalin nga vendi yn në drejtim të vendeve të tjera të bashkimit europian, gjithashtu gatishmëria do të vijojë edhe në ditët e ardhme deri në mbërritje të një urdhri tjetër nga minsitria e shëndetësisë. Nga informacionet zyrtare nga porti detar i vlorës në dy javët e fundit në qytet nuk janë futur asnjë person me kombësi aziatike, gjithashtu nuk ka pasur as raste të personave me origjinë shqiptare të cilët kanë vizituar Kinën dhe vendet aziatike gjatë muajt Janar. Situata vijonë në normalitet në portin e Vlorës teksa gatishmëria do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë të ministrisë së shëndetësisë.
Categories
Lajme
CORONAVIRUSI PORTI I VLORES PËRFORCON MASAT NË KUADËR TË KONTROLLEVE SHËNDETËSORE
