Categories Kulture

Le Petit Parisien (1916)/ Intervista me Esat Pashën në hotelin Majestic, në Paris: Kam ardhur për të pushuar, jam jashtëzakonisht i lodhur

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Janar 2020

“Le Petit Parisien” ka botuar, të hënën e 3 prillit 1916, në faqen n°3, intervistën me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në hotelin “Majestic”, në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha ndodhet në Paris për një periudhë dyjavore

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Esat Pasha, presidenti i qeverisë së Shqipërisë, i cili prej disa kohësh qëndron në Nice me familjen e tij, sapo ka mbërritur në Paris, ku do të qëndrojë dy javë.

Simpatitë e nikoqirit tonë, për aleatët, janë të njohura. Esat Pasha i afirmoi ato ndërsa mbeti i pandjeshëm ndaj joshjeve të Austro-Hungarisë.

Ai pranoi të na presë mbrëmjen e djeshme në hotelin Majestic, ku po qëndron.

Pasi na kujtoi me shumë përzemërsi intervistën që pati kohët e fundit me një nga të dërguarit tanë specialë, Esat Pasha shtoi :

Unë vij në Paris për të pushuar, sepse jam jashtëzakonisht i lodhur. Unë e dua, gjithmonë e kam dashur shumë Francën dhe jam krenar që shqiptarët e mi po luftojnë për kauzën fisnike që ushtarët tuaj mbrojnë me kaq lavdi. Mbase do të shkoj edhe në Angli; anglezët gjithashtu janë një popull fisnik dhe të guximshëm, për të cilin kam admirimin më të madh dhe do të jem i lumtur të kaloj disa ditë në Londër.

Gjatë qëndrimit tim këtu, unë pres që të takoj politikanët e shquar që janë në krye të qeverisë; Nëse do të ishte e mundur që të takoja gjeneralin Joffre dhe t’i tregoja atij admirimin tim dhe atë të popullit tim për ushtrinë e guximshme franceze, unë do të isha i kënaqur, por, për momentin, nuk kam asnjë program të caktuar. Gjithçka do të varet nga gjendja ime shëndetësore.

Esat Pasha na flet në vijim për mizoritë e kryera në Serbi dhe në Shqipëri nga austriakët. Me një zë të ulët, ai deklaron :

Armiqtë tanë kurrë nuk do të paguajnë aq sa duhet krimet që kryejnë çdo ditë. Ata masakrojnë njerëz të moshuar, gra, fëmijë; ata plaçkisin, shkatërrojnë gjithçka që hasin në rrugën e tyre. Ata janë barbarë, nuk kanë asnjë mëshirë.

Tani nuk ka më asnjë bandë shqiptare, të gjithë jemi të bashkuar për të zmbrapsur pushtuesin.

Konferenca e aleatëve dhe bashkimi i ngushtë i shtabeve kanë dhënë një përshtypje të thellë te popujt e Ballkanit. Organizimi i mrekullueshëm i kampit të ngulitur të Selanikut, mbrojtja heroike e Verdun-it kanë demonstruar përfundimisht se fuqia e Gjermanisë është në rënie.

Meqenëse fuqia gjermane ka dështuar, me ndihmën e aleatëve të saj, të ju pengojë të forconi Selanikun, askush atje nuk dyshon në triumfin përfundimtar të çështjes së madhe që mbrojmë të gjithë.

Me këto fjalë përfundoi intervista. Le të kujtojmë se mbreti Pjetër e dekoroi Esat Pashën me kordonin e madh të Karaxhorxhit, dallimi më i lartë serb, dhe që mbreti i Italisë e dekoroi atë me kordonin e madh të shenjtorëve Maurizio dhe Llazari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME