Categories Sport

Coutinho e pati të vështirë në Barcelonë, Messi i merrte të gjitha lëvdatat

Transferimi i Philippe Coutinhos në Bayern Munich në formë huazimi e ka zhgënjyer Rivaldon, mirëpo bashkëkombësi i tij beson se Coutinho nuk e pati të lehtë në Barcelonë pasi që Lionel Messi i merr vazhdimisht të gjitha lëvdatat aty. Philippe Coutinho arriti marrëveshje që të huazohet për sezonin e ardhshëm në “Allianz Arena” në mënyrë që të ketë më shumë minuta lojë, pasi që 27-vjeçar s’kishte arritur ta dëshmojë veten në “Camp Nou”. Megjithatë, ai do të tentojë ta tregojë veten tani në Gjermani, pasi që Bayern Munichu e ka opsionin për ta blerë atë për 120 milionë euro verën tjetër, pasi ta testojnë atë në formë huazimi gjatë këtij sezoni.

Rivaldo – i cili gjatë karrierës së vet kishte qenë lojtar i Barcelonës, si dhe kishte arritur ta fitojë Kupën e Botës me Brazilin – shpreson se bashkëkombësi i tij do të jetë i suksesshëm në ambientin e ri. “Jam pak i zhgënjyer për dështimin e tij për ta fituar një vend në formacionin e parë, mirëpo ai ndoshta më nuk kishte vetëbesim dhe nuk ishte i lumtur, kështu që ai vendosi të shkojë në një tjetër klub të madh për ta kthyer futbollin e tij më të mirë, që e shfaqi në Liverpool”, ka thënë Rivaldo.

“Nuk është kurrë e lehtë të gjesh hapësirë në një skuadër ku Messi vazhdimisht i merr të gjitha lëvdatat dhe përgjegjësitë. Ka shumë pak lojtarë në botë që mund ta gjenin veten në një situatë të tillë dhe ta impononin veten. Ndoshta Coutinho nuk e pati durimin për ta gjetur vendin në një skuadër”. “Argjentinasi është ylli dhe lideri i skuadrës dhe ai do të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për tre apo katër vjet, kështu që është e vështirë të shohësh lojtarë të tjerë duke shkëlqyer në Barcelonë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME