Categories Lajme

Covid-19, ekspertët: Po përballemi me valën më të egër të pandemisë

Ekpertët në Kosovë kanë reaguar për situatën e Covid-19 në Kosovë, që është përkeqësuar. Ka qenë infektologu Shemsedin Dreshaj që ka folur, duke kërkuar që të vaksinohet popullësia dhe të respektohen masat anti- Covid.

Sipas tij, kjo është vala më e egër që qeveria e Kosovës është përballur ndonjëherë, duke bërë thirrje që të merren masat nga qytetarët, pasi vendi rrezikon që në vjeshtë të përballet me një valë tjetër.

“Me shifrat me të cilat me të cilat aktualisht jemi, kur i kemi mbi 2,000 të infektuar në ditë dhe kur kemi mbi 20 mijë raste aktive, kur kapacitetet shëndetësore janë të mbingarkuara, nuk është një situatë e cila duhet neglizhuar. Kjo situatë kërkon menaxhim shumë të mençur dhe mirë të definuar”, tha Dreshaj.

Edhe infektologu Hamdi Ramadani vlerëson se duhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos përballemi edhe me një valë tjetër infektimesh në vjeshtë. “Qytetarët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit dhe imunizimit masiv. Vetëm një imunizim masiv, që do të kalojë shifrën mbi 55-60 për qind do ta ndalë dhe minimizojë pandeminë me virusin Delta të COVID-19”, tha Ramadani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME