Categories Lajme

“Shifrat më alarmante se një vit më parë, pak shpresa kam”, Tritan Shehu sulmon qeverinë për situatën e Covid-19

Situata e Covid-19 në vend nuk është aspak mirë. Shifrat ditore kanë shkuar mbi 900, duke përkeqësuar situatën, ndonëse vaksinimi vijon. Për këtë gjendje ka reaguar Tritan Shehu, ish- ministri i Shëndetësisë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se situata është më alarmante nga një vit më parë, ndërsa akuzon qeverinë.

“Covid, gjendja po perkeqesohet frikshem- Qeveria ne ”gjume letargjik”! Indekset epidemiologjike sot jane shume me alarmante se nje vit me pare. Dhe te mos harrojme se me tej ndodhi perkeqesimi si pasoje e keq menaxhimit, qe coi ne humbje tragjke me 16 mije jete e 50 mjeke, demtime masive ne shendet e financat qytetare. Kam shprehur e shpreh te gjithe shqetesimin tim per nje fund vjeshte e dimer me pasoja me te renda nga i kaluari, nqs nuk dilet nga “boshlleku” i masave, nqs nuk korregjohen politikat krej te gabuara: qe jam i detyruar t’i perseris:

Vaksinim masiv vetem me vaksina te certifikuara nga EMA, pavaresisht kalimit ose jo te semundjes; Ri vaksinim me dy doza te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksinat e pa certifikuara e te ka efekeshme, si ato kineze e ruse; Ulje e moshes se vaksinimit ne 12 vjec; Marja e masave per fillimin e aplikimit te dozes se trete, 6-9 muaj nga e dyta.
Pregatitjen e kujdesit paresor per zgjerimin e forcimin e procedurave mjekueses ambulatore, te rimbursuara; Pregatitjen e sistemit spitalor edhe ne periferi per te trajtuar ta semuret, qe u nevojitet hospitalizim; Permiresim sipas parametrave europiane te sherbimeve te reanimacioneve ne qender e periferi, per te koregjuar eksperiencen tejet negative te deri tanishme; Stimulimin e laboratoreve te vendit, publik e jo publik, per tu pregatitur per rolin e tyre te rendesishem, se bashku me liberalizimin e testimeve. Krijimin e nje sistemi ambulator Post Covid poli valent ne nivel vendi; Dikujt, qe mund te me thote se perseritja eshte nena e merzitjes, une i pergjigjem: E vertete kjo, por mund te jete dhe babai i dijes per ata qe me veshtiresi kuptojne e arsyetojne, sic eshte kjo Qeveri. Sidoqofte te shresojme te ndodhe keshtu…..por pak shprese kam!”, shkruan ish- ministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME