Categories Lajme

Policia mësyn Sarandën, Kush është biznesmeni i arrestuar , DETAJE

Dhjetëra forca policore të FNSH, Shqiponja, agjentë civile dhe Drejtues të Komisariatit të policisë së Sarandës janë duke zhvilluar aktualisht një operacion të madh policor. Kërkimet po bëhen në lagjen numër 4 të Sarandës. Operacioni mësohet se po vijon prej orës 18:00, ndërsa po bëhen disa kontrolle banesash.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se operacioni është për goditjen e aktivitetit të shpërndarjes dhe t rafikimit të d rogave të forta. Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë aksion policie.

Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve dhe a rmëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Çuka” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Shpërndanin lëndë n arkotike k okainë në zona të ndryshme të Sarandës, vihet në p ranga 1 shtetas shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme. Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë k riminale në fushën e na rkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve n arkotike k okainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe grupin e FNSH-së, zhvilluan operacionin a ntidrogë të koduar “Çuka”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Romeo Laze, 41 vjeç dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë grumbulluar informacione në rrugë operative, se të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e l ëndës n arkotike të llojit “K okainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit. Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e ar restimit të shtetasit Romeo Laze, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 k ilogram e 255 gramë l ëndë e dyshuar n arkotike e llojit “K okainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në d oza gati për shitje, 1 a rmë gjahu dhe m uncionon l uftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e l ëndës n arkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR.

Gjithashtu u sekuestruan 3 automjetet dhe 3 motomjetet me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën n arkotike. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë veprimtari k riminale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim dr oge” dhe ”Pr odhimi dhe mbajtja pa leje e a rmëve l uftarake dhe e m unicionit” të kryera në bashkëpunim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME