Categories Lajme

Covid-19, Fier: Përkeqësohet shëndeti i babë e bijë, u karantinuan në shtëpi

Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Dërmenas të Fiërit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet së babai dhë vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur më autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Gruaja, e infektuara e treta me COVID 19 vijon të qëndrojë në shtepi, pasi paraqet gjëndje të qëndrueshme shëndetesore deri me tani.

Lajmi behet i ditur nga gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-se për të marrë tamponët për 17 mjekë, infermiere dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjeçare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në urgjence, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur të paraqiten në keto mjedise dhe të deklarojne itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME