Categories Lajme

Vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit, arrestohet 39-vjeçari nga Tirana

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar pasi akuzohet se vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë

Shërbimet e Policisë, pas ankesave të marra nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME