Categories Lajme

Covid 19 i merr jetën nënës së këshilltarit të presidentit Meta

Këshilltari i presidentit Meta për mediat, Emiljano Aleksi ka humbur nënën e tij, për shkak se prej disa javësh ishte e infektuar nga Covid 19. Lajmin e hidhur për familjen e jep vetë Aleksi, i cili shkruan se e ëma do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, për shkak të rregullave të Covid 19.

“Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë) Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do jetë familjare për Mamanë tonë!”, shkruan Aleksi në postimin e tij.

Ndërkohë që në datën 13 Shkurt, ai kishte njoftuar se e ëma ndodhej e shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ku u detyrua të kalonte dhe datën e saj të lindjes. ”Nuk je vetëm, qëndro e fortë Mami! Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie në gjumë duke falënderuar dhe lutur Zotit të mbrojë familjen. Ti nuk resht kurrë së ndaluari për të kthyer çdo vuajtje që trondit zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi.

Nënë! Zotëron këtë aftësi sikur të kesh një damar të përbërë prej qelizash dashurie dhe jete… Po t’i shkruajmë këto rreshta për të thënë se: -për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël; -për çdo ditë e natë, që na ke mbajtur në barkun tënd; -për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë krevatit tonë….

-për çdo pikë qumësht që kemi marr nga trupi yt; -për çdo çast të bukur, kur ke luajtur me ne; -për çdo ninullë, që na ke kënduar kur më vije në gjumë… Të duam pa fund! Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për Ne!” Mami jonë, shpirti jonë, gëzuar ditëlindjen!”, shkruante Aleksi në postimin e tij disa ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME