Categories Covid-19, Lajme

Covid-19, ministri italian zbulon se kur do të nisë vaksinimi: Shqetësim festat e fundvitit

Italia do të nisë në janar vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër coronavirusit dhe ka propozuar që vaksinimi të nisë në të njëjtën ditë për gjithë Evropën. Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili ka shtuar se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe i sigurt, me kulmin në pranverë e verë.

Përtej shpresës, ministri italian shprehu edhe shqetësimin për një përhapje të gjerë të virusit gjatë festave të fundvitit. ‘Jam i shqetësuar për dy javët e festave.

Nuk është se nga janari e shkurti do t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe duhet ta fiksojmë në mendje që gjatë kësaj periudhe të kemi sjelljen e duhur dhe prandaj po bëjmë edhe thirrje që gjatë festave të jemi shumë të vëmendshëm, sepse qarkullimi viral mund të forcohet kur ndryshojnë sjelljet e bëhen të tilla që favorizojnë rinisjen e qarkullimit’, tha ministri, emri i të cilit në italisht do të thotë pikërisht shpresë.

Lajm inkurajues jep edhe drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, i cili thotë se ‘numri i rasteve të reja është ende sinjifikativ, ndonëse kurba është në zbritje, në Itali dhe Evropë’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME