Categories Lajme

Covid-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë tetë pacientë, regjistrohen 453 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Kosovë tetë pacientë, si dhe janë regjistruar 453 raste të reja infektimi. Njoftimi i ISHPK: 483 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të v dekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME