Categories Sport

Covid-19, nëna po përballet me virusin, Ronaldinho: Lutuni për ne!

Nëna e Ronaldinhos, e infektuar me Covid-19, është shtruar në terapi intensive për shkak të situatës së rënduar shëndetësore. Lajmin e jep vetë ish futbollisti brazilian përmes një postimi në Twitter.

“Të dashur miq, nëna ime është infektuar me Covid-19 dhe po luftojmë që të përmirësohet sa më shpejtë. Është shtruar në terapi intensive dhe po merr të gjitha kurat. Ju falenderoj për lutjet e tua, energjinë pozitive dhe afektin e treguar. Forca nënë”, shkruan Ronaldinho.

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është shumë i lidhur me nënën e tij, e cila u arrestua në Paraguaj vitin e shkuar lidhur me skandalin e pasaportave false, raporton Ora News. Ronaldinho ishte shprehur se gjëja e parë që kishte bërë pas lirimit të saj ishte “ti jepja një puthje të madhe nënës sime”.

Kur i biri ishte fëmijë, Miguelina shiste derë më derë në Porto Alegre edhe pse ishte duke studiuar për infermieri. Babai i Ronaldinhos humbi jetën duke u mbytur kur ish futbollisti ishte vetëm 8 vjeç. Brazili është shteti i tretë më i goditur në botë nga Covid-19 me mbi 7 milionë të infektuar dhe mbi 180 mijë viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME