Categories Lajme

COVID-19/ Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Jemi në solidaritet të plotë me ju, është kohë për maturi dhe jo për panik

Antonio Gueterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka ndarë një mesazh të rëndësishëm lidhur me situatën globale të krijuar prej koronavirusit.

Gueterres thote se ndërsa rreziku i përhapjes së virusit po rritet, të gjitha vendet duhet të përgatiten për të ndërmarrë hapat e nevojshme për t’u përballur me një kërcënim të tillë.

Ai argumenton se sipas eksperteve të OKB-së, kjo situaë do të sjellë edhe recension në ekonominë globale, që mund të përkhehet të paktën në 1 trilion dollarë në vit. Megjithatë,sipas tij, nuk ka vend për panik por qytetarët duhet të tregojnë përgjegjshmëri duke frenuar përhapjen e virusit.

“Te dashur miq! Po jetojmë në mes kaosit të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19. E di sa shumë janë të shqetësuar, të shqetëuar, të frikësuar, kjo është e absolutisht e natyrshme. Po përballemi me një kërcënim të pashoq deri sot gjatë jetës sonë. Ndërkohë që viusi po përhapet, rreziku po rritet dhe sistemet tona shëndetësore, ekonomitë dhe jeta e përditshme, po vihen në një provë të rëndë. Më të prekurit janë ata më të cënueshëm vecanërisht të moshuarit dhe ata me probleme mjekësore ekzistuese. Ata që nuk kanë kujdes shëndëtshëm, të varfërit apo ata që jetojnë në prag të varfërit. Pasojat sociale dhe ekonomike që do të vijnë si efekt i pandemisë dhe ngadalësimit të ekonomive do të prekin shumicën prej nesh për disa muaj.Por përhapja e virusit do të ketë një kulm prej nga ku do të bjerë, ekonomitë tona do të rikuperohen. Deri në atë moment ne duhet të veprojmë së bashku për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe të kujdesemi për njëri-tjetri.

Kjo është një kohë për maturi, jo panic. Shkencë jo stigmë, fakte jo frikë. Edhe pse siuata është klasifikuar si pandemi, mund t’a kontrollojmë. Ne mund të ngadalësojmë transmetimet, parandalojmë infeksionet dhe të shpëtojmë jetë. Por kjo do të kërkojë një veprim personal, kombëtar dhe ndërkombëtar të paprecedent. Ne duhet t’I shpallim luftë këtij virusi. Kjo do të thotë që vendet kanë përgjegjësi për t’u mobilizuar dhe përshkallëzuar veprime, duke zbatuar strategji efektive të mbajtjes nën kontroll. Duke aktivizuar dhe forcuar sistemet e reagimit të urgjencave, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e testimit dhe kujdesin për pacientët. Duke përgatitur spitale, duke siguruar që ata të kenë ambientet, furnizimet dhe personelin e nevojshëm dhe duke zhvilluar ndërhyrje mjekësore për shpëtimin e jetëve. Të gjithë ne kemi përgjegjësitë tona gjithashtu për të ndjekur këshilla mjekësore dhe për marrë hapa të thjeshtë. Praktikë të rekomanduar nga autoritetet shëndetësore. Përvec krizës së shëndetit public, virusi po infekton ekonominë globale. Tregjet financiare janë goditur shumë nga pasiguria. Zinxhirët e funizimit global janë ndërprerë. Invesimet dhe kërkesa e konsumatorit janë zhytur. Ka një rrezik real dhe një rritje të recensionit global’, thotë ai.

Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se virusi mund t’i kushtojë ekonomisë globale të paktën 1 trilion dollarë në vit dhe ndoshta më shumë.

‘Asnjë vend nuk mund t’ia dalë i vetëm. Më shumë se kurrë, qeveritë duhet të bashkëpunojnë për të rigjallëruar ekonomitë, të zgjerojnë investime publike, të forcojnë tregtinë dhe të sigurojnë mbështetje të targetuar për njerëzit dhe komunitetet më të prekura nga sëmundja ose më të prekshëm nga ndikimet e ekonomive negative përfshire gratë që shpesh mbajnë një barrë jo propocionale të punës së përkujdesit

Më tëj, ai shtoi se “një pandemi nxjerr në pah ndërlidhjet thelbësore të familjes tonë njerëzore. Parandalimi i përhapjes së mëtejshme të COVID-19, është përgjegjësi e përbashkër për të gjithë ne. Kombet e Bashkuara përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë mobilizuar plotësisht. Si pjesë e familjes sonë njerëzore, po punojmë 24/7 me qeveritë, duke siguruar udhëzime ndërkombëtare, duke ndihmuar boën t’i kundërvihet këtij kërcënimi. Ne jemi në solidaritet të plotë me ju. Ne jemi bashkë dhe do t’a kapërcejmë këtë situatë së bashku’, përfundon Gueterres. z.tosku ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME