Categories Lajme

Covid-19/ Sot nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Sot nis vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit. Çdo person mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend, duke nisur nga orët e para të mëngjesit. Ky vendim, u dha nga Ministria e Shëndetësisë pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac, sasia më e madhe e mbërritur në vend njëherësh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të vaksinohet përgjatë këtyre ditëve. Vaksinimi masiv do të zgjasë deri më 25 korrik.

“Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19.

Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend”, tha Manastirliu.

Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19 dhe në total janë kryer 1,052,10 doza, prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME