Categories Lajme

Vendosën himnin kombëtar në lokal, Lirohen personat e shoqëruar në Vlorë, protestë para komisariatit

Është shoqëruar me protestë ndalimi i pronares se një lokali në Vlorë, pasi në shenjë kundërshtie për orën policore, shumë biznese vendosën himnin kombëtar.

Ngjarja në fjalë ndodhi vetëm pak minuta para orës 22:00, orar kur edhe ndalohet muzika në lokale, ndërkohë që në këtë biznes thuhet se muzika qëndroi edhe pak pas këtij orari.

Të shumtë ishin qytetarët që u mblodhën para komisariatit të Vlorës, nga ku kërkuan lirimin e zonjës dhe tre tre personave të tjerë, e cila u shoqërua nga dhjetëra efektivë policie. Rreth orës 3:00 u bë e mundur lirimi i katër të shoqëruarve (mes tyre pronari tjetër dhe dy punonjësit).

Operatorët e Vlorës kanë paralajmëruar protesta për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre, kjo po i pengon në biznes përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve. Sipas operatorëve, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME