Categories Lajme

Covid-19, të gjithë me sytë nga Kina

Vendimi i Bashkimit Europian për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Europian drejt vendeve të tjera, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ngjalli zemërim të madh. Kryeministri Edi Rama tha se blloku nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë ta përjashtojë Ballkanin, ndërsa kreu serb Vuçiç tha se kjo masë tregon se solidariteti europian nuk ekziston.

Kufizimi i eksporteve të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Europian, përfshirë edhe drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor ka ngjallur zemërim të madh. Pasi bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, kryeministri Edi Rama tha se blloku nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë ta përjashtojë Ballkanin Perëndimor nga aksesi tregtar në këto mallra kaq esencialë për shëndetin e popujve tanë.

“BE të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor, edhe Shqipërinë si pjesë e rajonit, nga perimetri i eksporteve të materialeve dhe pajisjeve mjekësore në përpjekjen  e duhur dhe legjitime për të unifikuar proceset e brendshme të tregtisë së mallrave që lidhen me shëndetësinë  . . .  ne si qeveri e Shqipërisë kemi përgatitur një nismë rajonale për të adresuar si 6 vendet e Ballkanit njëzëri këtë nevojë në drejtim të BE,” tha kryeministri Rama.

Vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore do të jetë i vlefshëm për gjashtë javët e ardhshme. I revoltuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se masa ishte provë se solidariteti europian nuk ekziston, duke e quajtur atë një “përrallë në letër”.

Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do t’i drejtohet Kinës, dhe do të kërkojë ndihmën e presidentit kinez, Xi Jinping, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të marrë ndihmën e mjekëve kinezë.

Kina ka dërguar një kontingjent ndihmash në Itali dhe një grup mjekësh për ta ndihmuar vendin të ndeshet me shpërthimin e koronavirusit. Gjithashtu presidenti kinez Xi Jinping, premtoi ndihmë shtesë për Italinë. Ai u bëri thirrje kompanive kineze që të eksportojnë drejt Italisë çdolloj pajisje mjekësore.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë duke u ballafaquar me një numër në rritje të të infektuarve me koronavirusin e ri. Gjithashtu nga Kina është përfshirë në nismat e ndihmës edhe miliarderi dhe bashkëthemeluesi i grupit Alibaba, Jack Ma. Ai premtoi të dhurojë maska, veshje mbrojtëse dhe reagentë për analizat për të gjitha vendet afrikane. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME