Categories Lajme

Shqipëri, për herë të parë asnjë humbje jete

Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet Covid në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 15 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 15 raste të reja, 2,691 testime dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (26 Maj 2021) Raste të reja ditore 15 Të shëruar në 24 orë 71 Të shtruar në spitale 43 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,691 Testime totale 706,327 Raste pozitive 132,244 Raste të shëruara 128,978 Raste Aktive 819 Humbje jete 2,447 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 401 Korçë 95 Shkodër 86 Vlorë 49 Elbasan 39 Berat 41 Lezhë 31 Gjirokastër 31 Fier 20 Kukës 11 Durrës 11 Dibër 4.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME