Categories Covid-19

Covid ka zhdukur gripin?

“Shumë njerëz e konsiderojnë stuhinë dimërore këtë vit perfekte, madje një makth që mund të çojë shërbimet shëndetësore drejt limiteve pasi nga njëra anë do të përballemi me gripin dhe nga ana tjetër me valën e dytë të Covid-19”. Kështu e hap shkrimin e saj, e përditshmja britanike Daily Mail, e cila shton se gripi i thjeshtë në Britani u merr jetën 10 mijë personave çdo ditë.

Për këtë arsye, qeveria atje ka marrë masa që të nxjerrë programin më të madh për vaksinimin kundër gripit. 30 milionë njerëz, 20% më shumë se normalisht, do të vaksinohen këtë vit në Britaninë e Madhe. “Megjithatë ka një problem, duket se gripi është zhdukur”, shkruan Daily Mail. Mediat rendisin se një nga faktorët kryesorë është edhe shfaqja e koronavirusit. Shifrat e rënies së infektimeve me grip kanë rënë që prej Marsit. Pacientët atje nuk po testohen për grip dhe madje as nuk po dyshohen.

Ndërkohë shifrat për uljen e infektimeve me grip po ulen në të gjithë botën. Në Hemisferën Jugore, ku sezoni i gripit është gjatë muajve të verës, sipas informacioneve të OBSH-së nuk pati raste në ngritje. Në Australi, pati vetëm 14 raste pozitive me grip të regjistruara në Prill. Në të njëjtën periudhë një vit më parë ishin regjistruar 367 raste të reja.

Në Qershor, atëherë kur ishte kulmi i sezonit, Australia nuk shënoi asnjë rast me grip. Mes Prillit dhe Tetorit vitin e kaluar në Kili ishin regjistruar 7000 raste me grip, ndërsa këtë vit vetëm 12 raste. Që kur u përhap Covid-19 në Britani ka pasur vetëm 767 raste me grip. Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ishin regjistruar 7 000 raste.

Por ku ka shkuar gripi? Dhe çfarë mund të ndodhë në dimër? Ekspertët kanë disa teori. Një prej tyre është që rastet e gripit nuk janë zhdukur fare, por regjistrohen si Covid-19. Skeptikët thonë se testet e Covid janë të paafta që të bëjnë dallimin mes koronavirusit dhe gripit. Mirëpo sipas ekspertëve nuk shanse që të mos bëhet dallimi pasi sëmundjet shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Një tjetër teori sugjeron që virusi Sars-CoV-2 ka “grumbulluar” virusin e gripit pasi është përhapur në të gjithë botën. Kjo teori ka gjetur mbështetjen në Twitter. Sipas njerëzve kur një individ është i infektuar me një virus, ka më pak të ngjarë të infektohet nga një tjetër gjatë asaj kohe për shkak të ‘ndërhyrjes virale’.

Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në kohën kur gripi do të jetë në kulmin e saj. Disa theksojnë se vdekjet nga gripi mund të zvogëlohen sepse shumë prej të prekurve dhe të moshuarve tashmë janë infektuar me koronavirus. Por gripi mbetet një rrezik shumë real për britanikët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME