Categories Covid-19, Lajme

Covid në familje/ Flasin ekspertët

Rekomandohet që rregullisht të hapim dritaret dhe ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë Kërkohet nga njerëzit që t’i mbajnë të hapura dritaret në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga infektimi me coronavirus, sepse ajri i freskët në hapësira të mbyllura mund të ulë rrezikun nga infeksioni për më shumë se 70 për qind! Ekspertët u rekomandojnë njerëzve që rregullisht të hapin dritaret së paku 10 deri në 15 minuta gjatë ditës apo vazhdimisht gjatë natës t’i lënë dritaret të hapura.

Pa ventilim të rregullt, grimcat e virusit me orë të tëra mund të qëndrojnë të përhapura në ajër dhe me kalimin e kohës të grumbullohen.

Prandaj, ajrosja e hapësirave të mbyllura rekomandohet posaçërisht kur një dhomë në shtëpi është e infektuar. Kur personi nuk ka ajër të pastër dhe atje ku njerëzit krijojnë sasi të mëdha aerosolësh me aktivitetet siç janë këndimi apo biseda me zë të lartë, aty me siguri edhe do të transmetojnë coronavirusin. Ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë në mënyrë që grimcat të mos sillen nëpër hapësirë, thekson profesoresha Catherine Haëks i Universitetit të Leeds.

Ajo thekson edhe që sistemet e ventilimit gjithsesi mund të ndihmojnë. Aspiratorët ose çdo sistem shtëpiak që përdor ajrin e jashtëm mund të jetë po aq efektiv sa hapja e dritareve ose e dyerve, për sa kohë që ato kufizojnë riciklimin të të njëjtit ajër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME