Categories Lajme

Shqiptarët populli më kursimtar në rajon

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 68.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Me këtë shifër, Shqipëria është bindshëm para vendeve të rajonit. Më i afërti është Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Vitin e kaluar, depozitat e shqiptarëve në banka u zgjeruan me dy pikë përqindje ndaj PBB-së, duke iu afruar sërish pragut të 70%, ku qëndronin deri në vitin 2017. As epoka e normave më të ulëta historike të interesit nuk e ka ulur shumë raportin e depozitave bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, shqiptarët ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare. Në vend nuk ka ende një treg kapitali që të ofrojë alternativa të tjera të investimit financiar. Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare.

Një faktor tjetër që nxit akumulimin e depozitave mund të jetë edhe pabarazia e konsiderueshme dhe fakti që një numër i kufizuar individësh grumbullojnë shumë më tepër para nga sa kanë nevojë dhe dëshirë të shpenzojnë. Në fund të vitit të kaluar, një pakicë prej rreth 96 mijë shqiptarësh zotëronte në fund të vitit të kaluar pothuajse 4.5 miliardë euro depozita bankare.

Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit. Këtë vit, raporti i depozitave ndaj PBB-së pritet të rritet akoma më shumë, sepse depozitat po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që ekonomia po pëson një tkurrje të fortë, që pritet të jetë të paktën 6%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%. Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit. Pandemia e Covid-19 ka krijuar pasiguri dhe ka nxitur akoma më shumë prirjen e qytetarëve drejt kursimit. Që nga shkurti e deri në fund të shtatorit, totali i depozitave bankare është rritur me rreth 36 miliardë lekë./Monitor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME