Categories Lajme

Covid në Shqipëri: 519 raste të reja dhe 11 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3251 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME