Categories Lajme

Covidi, 67 persona pas hekurave kanë rezultuar pozitiv

Aktualisht në burgjet shqiptare rezultojnë me covid, 12 te dënuar nga të cilët 8 ndodhen ne burgun e Lezhës ndërsa 4 te tjerë në gjendje me te rendë ne spitalin e burgjeve. Nëndrejtori i burgjeve Fehmi Sufa në një intervistë për RTV ORA sqaron se nga nisja e pandemisë ne burgje kanë rezultuar me Covid, 67 te dënuar dhe 66 personal nga të cilët ka vetëm dy humbje jete një i dënuar dhe një efektiv.

Burgjet nuk i kanë shpëtuar  pandemisë botërore  të Covid 19.  Në një interviste te dhënë për RTV ORA nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve Fehmi Sufa bën me dije se nga fillimi i pandemisë në këto institucione kanë rezultuar pozitiv 67 të dënuar, ndërsa ka patur vetëm një humbje jete. Sufa thotë se aktualisht të dënuarit që rezultojnë pozitiv janë  strehuar në burgun e Lezhës, ndërsa ata që  kanë shfaqur probleme janë dërguar ne spitalin e burgjeve.

“Sot kemi 12 persona të infektuar, nga të cilët 4 janë spitalin e burgut, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa pjesa tjetër është në karantinë duke u mundësuar trajtim.” Numri dy i burgjeve thotë se masat anticovid vijojnë te jene të rrepta ne këto institucione, ndërsa takimet me familjarët janë zëvendësuar me shtimin e orareve te lidhjeve telefonike

“Çdo ditë flitet nga 400 deri n450 komunikime online ku të burgosurit komunikojnë me familjarët.” Zyrtari i burgjeve sqaron edhe situatën me 380 te dënuarit që përfituan leje te përkohshme për shkak të pandemisë  ku ka patuar edhe nga ata që kanë thyer rregullat. “Dikush është përfshirë në një krim në familje, ose dikush ka dalë jashtë banesës duke thyer rregullat dhe janë kthyer në institucion.” Por virusi nuk ka shpëtuar edhe personeli që shërben ne këto institucione. Nga të dhënat rezulton se 66 efektiv të burgjeve kanë rezultuar pozitiv që nga nisja e pandemisë ndërsa 1 ka humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME