Categories Lajme

Covidi i merr jetën në moshën 34-vjeçare zyrtarit te lartë (Emri)

Komuna e Shtimes në Kosovë ka njoftuar se një zyrtar i saj, Afrim Tafa, ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare. Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, ka bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta të zyrtarit lokal në një moshë mjaft të re si pasojë e infektimit me virusin korona.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vd.ekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, ka deklaruar më tej kreu i Komunës.

Kosova është duke u përballur me një numër shumë të lartë të rasteve me Covid, si dhe me shumë jetë të humbura, duke e kthyer në një nga shtetet me situatën më alarmante si pasojë e koronavirusit në të gjithë rajonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME