Categories Lajme

Covidi i mori jetën një të burgosuri, ‘shqetësohet’ Etilda Gjonaj, nis inspektimet në burgje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur inspektimet në IEVP-të dhe burgjet pas rasteve të reja  të të infektuarëve me Covid-19. Ministrja Gjonaj ka inspektuar burgun e Rrogozhinës, i cili ka patur probleme me shfaqjen e koronavirusit që në krye të herës për rastet e evidentuara pavarësisht se së fundmi nuk janë evidentuar problematika. Në takimin me dyer të mbyllura, Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anti-Covid, dhe sidomos tek trajtimi i personave të identifikuar me Covid. Në vijim ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet e burgjeve absolutisht të mos shërbejnë si justifikim përuljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit nëlidhje me çështjet e sigurisë.

MinistrjaGjonaj theksoi se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili që krahas vëmendjes maksimale përmasat anti-Covid, të garantojnë sigurinë, të mos bëjnë asnjë lëshim dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë. Gjithashtu Gjonaj kërkoi të rritet vëmendja ndaj sendeve të ndaluara që tentohet të hyjnë në IEVP, si në rastin e celularëve, etj. Gjatë inspektimit Ministrja e Drejtësisë Gjonaj deklaroi se shumë shpejt do të vendosen në funksion kartelat elektronike të të dënuarve, si një risi në sistemin penitenciar në Shqipëri.

Gjonaj deklaroi se rritja e pagave të personelit të burgjeve përbën një shtytje mjaft pozitive pasi është hera e parë që miratohet dhe realizohet. Me hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e policisë së burgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë. Në këtë takim shoqërohej nga drejtori i përgjithshem i burgjeve Agim Ismaili. Kujtojmë se  një person, i cili vùante dènimin në bùrgun e Drenovës, ka hùmbùr jetën ditën e sotme si pasojë e infektimit me Covid, në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Për shkak të numrit shumë të madh të të ínfèktuarve mes të dènùarve, tashmë bùrgù i Shënkollit do të kthehet në spítal Covid. Mësohet se janë afro 40 të dènùar nga bùrgje të ndryshme në vend, që janë pozitiv momentalisht me Covid 19, ndërsa rasti i sotëm është i pari sa i takon jetëve të hùmbùra nga ínfektimet brenda bùrgjève.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME