Categories Lajme

Covidi i mori të atin, Gent Zenelaj nxjerr fotot, edhe vetë në gjendje jo të mirë i shtruar në spital

Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj humbi babanë e tij, pas infektimit me Covid-19, ndërsa lajmin e bëri vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju.

Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”, shkroi Genti. Sot, aktori ka treguar se ai vetë ka luftuar gjithashtu me virusin që i mori njeriun më të shtrenjtë. Genti e quan të pabesë këtë sëmundje me të cilën luftoi 14 ditë, ndërsa i quan këto ditët më të vështira të jetës së tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për Spitalin American. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”- ka shkruar aktori krahas fotove në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME