Categories Lajme

“Po mbahet nga dy burra”, avokati jep detaje për zhdu kjen e 19 vjeçares shqiptare në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e 19 vjeçares Artemis Vasili, gjurmët e së cilës u zhdukën në mënyrë misterioze më 16 Tetor të vitit të kaluar në Greqi. Familjarët u alarmuan pasi u gjet kufoma e një femre brenda në valixhe, por rezultoi se trupi i pajetë i përkiste një 38-vjeçareje kineze.Anastasios Dougas , avokati i  familjes, ka folur për median greke “Protothema” duke thënë se ka informacione se vajza 19 vjeçare po mbahet kundër vullnetit të saj nga dy burra dhe spekulon se mund të kenë bërë ndryshime të rëndësishme në pamjen e saj.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur një paruke, nuk e di.  Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime”,  tha Dougas. Shpresat e familjarëve se fëmija i tyre do të kthehet në shtëpi janë rritur përsëri dhe bëjnë apelin që kushdo që ka informacion, ta deklarojë në mënyrë që autoritetet të shqyrtojnë cdo provë dhe të zgjidhin misterin e zhdukjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME