Categories Lajme

‘Për test mund ta çojmë një pacient nga Konispoli në Tropojë’

Kreu i qeverisë Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, kanë inaguruar blerjen e 36 ambulancave të reja që i shtohen ekipit të urgjencës. Të entuziasmuar nga kjo blerje, që në fakt do të ishte turpëruese për çdo shtet që synon anëtarësimin në BE, në vitin 2021 të diskutohet për ambulanca, Brataj tha se për testim një pacient mund të transportohej pa asnjë shqetësim nga Konispoli në Tropojë.

“Për ta testuar ne mund ta çojmë një pacient nga Konispoli në Tropojë, ambulancat janë njësoj si të ishin në spitale. Ambulancat do të shkojnë në të gjithë vendin”, tha Brataj, dhe la të kuptohej se pacientët Covid mund të trajtohen brenda tyre. Për një skenar të tillë foli dhe ministrja Manastirliu, e cila tha se ambulancat do të jenë në dispozicion për çdolloj skenari. “Të mendosh zoti kryeministër që më parë qytetarët tranportoheshin me mjete private, tashmë do të transportohen me ambulanca dhe me ekip të specializuar. Janë të pajisura me oksigjen, për të qenë gati për çfarëdolloj skenari që mund të na duhet”, u shpreh Manastirliu.

Teksa shpërndan videon e eventit , vetë Rama shkruan në postimin e tij: Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane. ***imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qene. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME