Ne gjyqin per Tahirin dhe ish policin e Vlores, tani eshte duke u dëgjuar mbrojtja e ish drejtorit te Policise së Vlorës, Jaeld Çelës.
Avokati Gentian Rumano prej një ore duke konsideruar hetimin e Prokurorisë si të paplotë dhe renditur një sërë shkresash ku drejtoria e Policisë së Vlorës, nën firmen e Çelës ka bërë sh katërrimin e disa parcelave të kultivuara, si dhe në disa raste ka referuar edhe vëllezërit Habilaj.
Sa i takon p ërgjimeve dhe të dhënave të përftuar nga tabulatet telefonike, avokati tha se në asnjë rast prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të vërtetuar se personi që i referohen në përgjime është Jaeld Cela apo jo.
Më tej, sipas mbrojtjes ish drejtori ka qenë në këtë detyrë vetëm për një episod të t rafikut dhe as për këtë prokuroria nuk ka renditur veprimet që ka bërë në kuadër të bashkëpunimit.
Prokuroria akuzon Jaeld Çelën, i cili është në kërkim se ka lehtësuar veprimtarinë kriminale të grupit të Habiljave.
Ne seancen e sotme, mesohet se te pranishme ne sallen e gjyqit jane edhe dy perfaqesuese te ambasades amerikane.Shkodranews