Categories Showbiz, Sport

Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë,lë pas Messin,Trump dhe Papën

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit.

Ky përfundim erdhi falë një sondazhi të bërë nga KPMG.

Sipas kësaj agjensie, portugezi i Juves rezulton të jetë personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa Françesku dhe Donald Trump.

Në sferën e tij, atë të futbollit, CR7 numëron rreth 340 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, kundrejt vetëm 205milionë ndjekësve të Neymar dhe 189milionë ndjekësve të Messi-t.

Në nivel sportistësh të të gjitha fushave, ‘diva e futbollit’ është edhe më superior, pasi i pari nga sportet e tjera është Le Bron James, i cili ka vetëm 106milionë ndjekës.

E pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe njerëz të tjerë të famshëm, jashtë fushës së sportit.

Kështu, Justin Bieber dhe Taylor Swift kanë vetëm 300 milionë fansa, ndërsa Barack Obama ndalon në 176milionë, i ndjekur nga Trump dhe Papa, të cilët janë shumë larg, me vetëm 90 dhe 11milionë ndjekës.

Me pak fjalë, i pamposhtur?

Mbase jo, sepse sipas një postimi që mban firmën e Instagram, ‘Topi i Artë’ është i treti në klasifikim, pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez në një klasifikim të veçantë, i cili ka parasysh përfitimet ekonomike të çdo postimi fotografik: 750 mijë dollarë kundër 800 mijë të Gomez-it dhe 1 milionëshit të Jenner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME