Categories Lajme

Panik në det disa metra larg bregut

Autoritetet angleze kanë nisur një operacion kërkim shpëtimi në East Cowes, pasi një traget u përplas me dy jahte. Aksidenti mes mjeteve lundruese ka ndodhur disa metra larg bregut. Në operacion u angazhua edhe një helikopter kërkim/shpëtimi, por u detyrua të kthehej për shkak të dukshmërisë së ulët si pasojë e mjegullës së dendur.

Agjencia Detare tha në një deklaratë se kishte marrë thirrje për ndihmë nga një person. Ekipet e emergjencës kanë fokusuar kërkimet edhe për persona nën ujë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe rimorkiot, për të tërhequr drejt portit tragetin dhe dy jahtet e përplasura. Zyrtarisht nuk ka informacion nëse ka viktima apo persona të lënduar nga dy jahtet, shkruajnë mediat angleze.

Kurse në bordin e tragetit ndodheshin 56 persona, të cilët raportohet se janë në gjendje të mirë. Paraprakisht dyshohet që përplasja të ketë ndodhur për shkak të mjegullës. Duke mos pasur shikueshmëri të qartë, trageti përplasi jahtet kur po tentonte të hynte në port.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME