Categories Lajme

Çuçi në Gjirokastër, kujton investimin që bëri kur ishte te “Bujqësia”

Pas inspektimit në Vlorë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka vijuar takimet në Gjirokastër për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor dhe Policisë së Shtetit, ministri ishte në fshatin Palokastër, i cili sipas tij për një kohë të gjatë rrezikohej nga vërshimi i Lumit Kardhiq. Por, këtu Çuçi kujton investimin që bëri kur ishte te Ministria e Bujqësisë dhe sot thotë se kemi një situatë normale.

Erdha sot që të shihnim bashkë me Kryetarin edhe Perfektin në këtë situatë emergjente, ku me një sasi edhe intensitet shirash të jashtëzakonshëm, për të parë pikërisht këtu në pikën më problematike që ka qenë gjithmonë sa herë binte shi, jo aq sa ka rënë pardje edhe dje, po edhe gjysma e atyre reshjeve. Këtu rruga nuk ekzistonte më dhe vinte lumi e merrte. Më vjen shumë mirë tani që me investimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë, tashmë jo vetëm gjithë pjesa, se është e shtrirë, kjo mbron edhe tokat bujqësore, por edhe pjesa e rrugës këtu nuk ka as pikën më të vogël të kërcënimit për nga përmbytja dhe nga vërshimi i ujërave”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai qëndroi në disa pika të tjera të Gjirokastrës dhe Dropullit, ku po kryhen ndërhyrje për normalizimin e rrjetit elektrik të dëmtuar pjesërisht nga moti i keq. Aktualisht në Gjirokastër Çuçi thotë se nuk ka probleme me lëvizjen në akset rrugore ku pati rrëshqitje dherash. Ministri Çuçi kërkoi nga drejtuesit vendorë të mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën edhe në këto ditë pasi sipas parashikimeve priten sërish reshje shiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME