Categories Sport

Çudia e Kupës së Francës, Nejmar i “jep borxh” Mesit fanellën me numrin 10 në duelin ndaj Marsejës

Kupa e Francës ka dhuruar një ndeshje shumë speciale në çerekfinalet e saj, përballjen mes PSG dhe Olimpik Marsejës. Një ndeshje speciale që sheh Lionel Mesin si rrallëherë me parisienët duke mbajtur numrin 10 në fushën e lojës nga minuta e parë, edhe pse nuk është numri i tij.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të rregullores së veçantë që ka Kupa e Francës. Në këtë turne, të gjitha skuadrat duhet të kenë lojtarët titullarë me fanella nga numri 1, deri në numrin 11. Kjo ka bërë që Mesi të shfaqet në fushë me fanellën me numrin 10 që normalisht është e Nejmar.

Por ky i fundit duket se ka vendosur që për këtë sfidë të heqë dorë nga fanella e tij për t’i lënë Mesit, duke mbajtur për vete fanellën me numrin 11. Kjo gjë kishte ndodhur edhe në edicionin e kaluar, në ndeshjen ndaj Nicës, por në atë sfidë Nejmar nuk kishte qenë i pranishëm. Ndaj në këtë rast duket qartësisht që është një “hua” nga braziliani për shokun e skuadrës i cili që kur ka ardhur te PSG, ka veshur vetëm fanellën me numrin 30.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME