Categories Lajme

‘Çudit’ Artan Hoxha: Largimi i Xhafës ka kënaqur mazhorancën

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon shkarkimit apo dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, duke thënë se ministri po fuqizohej ndjeshëm brenda radhëve të mazhorancës.

Sipas Hoxhës Xhafaj kishte nisur të godiste të vetët dhe me largimin e tij Rama ka vendosur ekuilibrat brenda vetë partisë së tij.

Duhet thënë se një nga shkaqet e dorëheqjes së Xhafajt është parë nisja e hetimeve dhe arrestimi i mundshëm i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

“Sot ka kënaqur të pakënaqurit brenda mazhorancës që janë të shumtë. Nga brenda mazhorancës kishte zëra se ministri po fuqëzohej së tepërmi dhe nuk reagonte ndaj kundërshtarit por ndaj të vetëve, po verifikonte akuzat e bëra nga opozita”, tha Hoxha ndërsa shtoi se sipas tij konferenca për shtyp e ish-ministrit Saimir Tahiri, nuk ka lidhje me ikjen e Xhafajt.

“Konferenca për shtyp e Tahirit s’ka lidhje me Xhafajn, me sa informacion kam unë, ka lidhje me hetimin e tij në Itali dhe logjikisht nuk mund të ketë lidhje. Ne duam të sajojmë disa konflikte që në të vërtetë nuk shpërfaqen në këtë formë. Kryeministri ka vendosur ekulibrat, Tahiri është jashtë loje, por pret gjykimin”,u shpreh Hoxha.

Dorëheqja e Xhafajt është bërë publike mëngjesin e sotëm nga ana e kryeministrit Rama, po pa bërë publik asnjë nga arsyet e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME