Categories Lajme

Dalin shifrat/ Durrësi është qyteti me veprat penale më të larta në Shqipëri

Një analizë e Ministrisë së Drejtësisë mbi veprat penale në vend arrin në përfundimin se është Durrësi qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend, por njëherësh edhe me krimin më të dhunshëm në gjithë territorin. TV Scan disponon analizën e kryer nga Ministria e Drejtësisë mbi Koeficienti e kriminalitetit bazuar te të dhënat e Gjykatave të Shkallës parë në gjithë vendin për vitin e shkuar. Bëhet fjalë për parametër që mat kriminalitetin duke shprehur numrin e krimeve për 100.000 banorë. Rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi kemi 146 krime për 100.000 banorë.

Kriminaliteti sipas këtij koeficienti e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore: në grupin e parë Ministria rendit qytetet me kriminalitet më të lartë se mesatarja prej 146-200 krime për 100 000 banorë, ku përfshihen rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë.

Në grupin e dytë përfshihen qytetet me kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit, 100-144 krime për 100.000 banorë, ku përfshihen rrethet Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kurbin, Sarandë e Shkodër.

Në grupin e tretë renditen rrethet me kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit, 50-99 krime për 100.000 banorë, koeficientë që hasen në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec. Por në Durrës haset edhe niveli më i ashpër i kriminalitetit në gjithë territorin. Ministria ka analizuar edhe raportin krime-kundërvajtje, nga ku rezulton se në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara në 2017, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME